Gjendet njëri alpinist në Malin Sharr, vazhdojnë kërkimet për të dytin

Qendra për Menaxhim me Kriza në Maqedoni njofton se njëri prej alpinistëve të humbur në Malin Sharr është gjetur, ndërsa kërkimet për alpinistin e dytë vazhdojnë ende. Mirëpo, siç thuhet, terreni i vështirë dhe mjegulla e rëndojnë situatën.

Ende asnjë gjurmë nga alpinisti, i cili sipas dëshmisë së shokut të tij, kishte rënë nga shkëmbi pasi i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Nga QMK bëjnë të ditur kërkimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme me helikopterë dhe dronë, por gjithmonë nëse kushtet atmosferike e lejojnë këtë gjë

Lexo gjithashtu
Total
0
Share