Në samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet ditën e sotme në Tiranë, Kryeministri Rama ka dhënë një pronocim për mediat. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama ka deklaruar se samiti që organizohet sot është një sinjal i fortë i BE se ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, ashtu si dhe e anasjellta.
Edi Rama: Ka qenë diçka që edhe ai me imagjinatën më guximtare nuk do të kishte përfytyruar që do të ndodhte dhe po ndodh. Mendoj se është një sinjal i fortë i vetëdijes së Bashkimit Europian se Bashkimi Europian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për Bashkimin Europian. Deri dje kishim një mot si në Bashkimin Europian, por nuk mund të ju mirëprisnim me atë mot dhe sollëm diellin për ju dhe shpresoj që ta vlerësoni.
Lidhur me një mundësi për zgjidhjen e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë në këtë samit, kryeministri Rama ka thënë se është e vështirë dhe kërkon kohën e vet. Gjatë fjalës së tij, Rama ka shtuar se Ballkani Perëndimor nuk ka qenë kurrë më mirë në historinë e tij.
Edi Rama: Është një pyetje lidhur me Kosovën dhe Serbinë. Nëse do të zgjidhej sot, do të dëshiroja të ishte kështu, do dëshiroja që BE të kishte këtë lloj magjie, por nuk është kështu, është e vështirë, kërkon kohën e vet. Ballkani Perëndimor nuk ka qenë kurrë më mirë dhe shqiptarët kudo tjetër nuk kanë qenë kurrë më mirë në historinë e tyre.
Rama nuk ka kursyer as batutat gjatë prononcimit për mediat.
Edi Rama: Ka një ndryshim të madh se këtu është Rock & Roll dhe në Bruskel është simfoni, i patë, të gjithë ishin të lumtur./tvklan.al