Samiti në Shkup, Rama: Flamuri më i rëndësishëm është ai i BE-së, të harrojmë grindjet! Duhet realizuar tregu i përbashkët ekonomik

“Duhet të harrojmë ngjyrën e flamujve tanë, historinë e grindjet”, kështu ka deklaruar këtë të Hënë kryeministri Edi Rama në Shkup. Në takimin mes përfaqësuesve të BE-së dhe atyre të vendeve të rajonit, kreu i qeverisë shqiptare vuri theksin te Plani i Ri i rritjes ekonomike.

Ai u shpreh se ky treg i përbashkët rajonal nuk mund të realizohet me sukses pa lënë mënjanë politikat përçarëse, duke shtuar se momentalisht “flamuri i vetëm i shteteve është ai i BE-së”.

Këtë Plan të Ri tashmë Komisioni Europian e ka futur në axhendën e BE-së. Siç kanë deklaruar më herët përfaqësues të unionit plani synon rritjen ekonomike dhe investimeve në rajon. Bashkimi Evropian ka planifikuar t’u vërë në dispozicion 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor plot 6 miliardë Euro, nga viti 2024 deri në 2027-ën për të gjitha reformat e diskutuara.

Ministrat e integrimit të 6 vendeve tona të kenë mesazh të qartë nga liderët se duhet të harrojnë historinë. Koordinimi teknik është shumë i rëndësishëm, nuk duhet t’i shihni ngjyrat e flamujve, flamuri më i rëndësishëm duhet të jetë ai i BE-së. Duhet harruar historia dhe ngjyrat, nëse duam ta realizojmë dhe mos ta humbim këtë mundëi pasi nuk duhet të harrojmë se BE për momentin nuk është në moment të leverdisshëm. Nuk ndodh asnjëherë që edhe ne dhe ata të jemi në formë të mirë.

E fundit, thellë jam i bindur se ka hapësirë për përmirësim pasi duhet të jemi më ambiciozë dhe të kërkojmë më shumë, por ta bëjmë atë që mundim tani! Kur flasim për Shqipërinë duhet të jemi të lumtur që nuk jemi aktualisht aq të lidhur me ngjyrën dhe  në këtë takim jemi të gatshëm të punojmë me të gjithë, që ta përfundojmë këtë punë. Nëse e bëjmë, do jetë diçka e madhe për njerëzit tanë. Kemi treguar se jemi të mirë për të bërë përleshje, por duam të na mbajnë mend që kemi diçka konkrete për biznesmenët tanë dhe të gjithë, kjo do shtojë hapësirën e dialogut”, tha Rama në fjalën e tij.

Ai deklaroi po ashtu se Bashkimi Evropian duhet të ishte më serioz në integrimin rajonal.

“Dua të nënvizoj një çështje. Paramendoni në cfarë pozicioni më të mirë do të ishim nëse BE do të ishte më serioze në integrimin rajonal dhe do të ishte më serioze me çështjet e vërteta. Ne e nisëm Ballkanin e Hapur nga procesi i ngadalësimit të Procesit të Berlinit dhe tashmë do krijojmë një treg të përbashkët ekonomik rajonal derisa BE të na bëjë pjesë të saj. Të vendosim një rreth politik siç kishim mbrëmë. Të takohemi rregullisht, për shkak se edhe pse jemi shumë entuziastë jemi ballkanas. Nëse nuk vini për të na ulur bashkë në një tryezë mund ti bëjmë punët pis.”

Plan i ri për rritje ekonomike në vendet e Ballkanin Perëndimor, i miratuar nga Komisioni Evropian, më 8 Nëntor të vitit 2023, është i bazuar në katër shtylla:

Shtylla e parë e planit është që të sillet Ballkani Perëndimor në tregun e përbashkët. Kjo do të varet nga përshtatja e vendeve të rajonit me rregullat e tregut të përbashkët dhe paralelisht hapja e tregut të tyre në sektorët përkatës për vendet fqinje.

Shtylla e dytë është që Ballkani Perëndimor duhet të plotësojë tregun e tij të përbashkët rajonal. Nëse e plotësojnë këtë treg, kjo mund të rrisë Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Ballkanit Perëndimor me 10 përqind. Ndaj, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet ta hapin tregun me fqinjët e tyre, 5 shteteve fqinje dhe partnerëve.

Shtylla e tretë janë reformat. Kjo nënkupton dhe sundimin e ligjit që ndihmon edhe në tërheqjen e investimeve direkte të huaja dhe forcon stabilitetin rajonal.

Shtylla e katërt e planit është “rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat“. Këtu përfshihet edhe propozimi për 6 miliardë euro ndihmë.

Prezentë në tryezën e sotme janë përfaqësues të BE-së, personaliete të larta të administratës amerikane, Ndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien. Përpos kryeministrit Rama, folën për tregun ekonomik homologët e tij në rajon, përfshirë dhe kreun e qeverisë së Kosovës Albin Kurti.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share