Samiti i OSBE-së: ”Shkupi qendra e botës” – sigurimi nga toka e ajri!

MBYLLEN RRUGË DHE BULEVARDE, PËR SHKOLLAT DHE ADMINISTRATËN PUBLIKE – DITË JO PUNE

Rrugë dhe bulevarde të mbyllura në Shkup. Nga sot pasdite dhe nesër nuk do të punojnë shkollat dhe Administrata Publike. Shkupi po sigurohet nga toka dhe ajri për shkak të Samitit të OSBE-së.

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut thonë se po ndërmerren masa të larta të sigurisë për të pritur 70 delegacione dhe rreth 1.000 mysafirë në Samitin e OSBE-së në Shkup.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Shkupi po sigurohet nga toka dhe ajri për shkak se parashihet shkallë e lartë e sigurisë.

MPB-ja ka njoftuar se duke filluar nga sot në ora 13.00, deri në përfundim të Samitit të OSBE-së, të enjten më 30 nëntor, do të mbyllen për qarkullim disa bulevarde dhe rrugë në Shkup.

Bëhet fjalë për Bulevardin “Ilinden” nga kryqëzimi me Bulevardin “Shën Klimenti i Ohrit” deri në kryqëzimin me Rrugën e Lubjanës dhe Bulevardin “8 Shtatori” dhe nga Kryqëzimi me Rrugën “Skupi” deri në Bulevardin “Aradhat Partizane”.

Departamenti për Siguri në trafikun rrugor ka ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të trafikut në rajonin qendror të Shkupit.

MPB-ja bën thirrje që pjesëmarrësit në trafik t`i respektojnë urdhërat e policisë.

Nga sot pasdite dhe nesër për shkollat dhe administratën publike në Shkup do të jetë ditë jo pune.

Transporti publik do të jetë i reduktuar me ndryshime të drejtimeve.

Disa nga delegacionet do të jenë të stacionuar në hotelet afër sallës, kurse për delegacionet tjera të akomoduar në hotelet tjera, do të ketë transport të organizuar.

Samiti i OSBE-së do të mbahet në sallën sportive “Boris Trajkovski” e cila është adaptuar enkas për këtë takim ministror.

Ministria e Jashtme ka publikuar pamje se si është shndërruar salla “Boris Trajkovski” në qendër konferencash për Këshillin e 30-të Ministror të OSBE-së

Ministri i Jashtëm dhe kryesuesi me OSBE-në, Bujar Osmani, Samitin e OSBE-së në Shkup, sipas dimensioneve dhe rëndësisë, e ka definuar si ngjarjen më të madhe që nga pavarësimi I vendit, kurse Shkupin si “qendër të botës” gjatë mbajtjes së samitit.

Samitit, rëndësi të veçantë, I jep edhe pjesëmarrja e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Entoni Blinken dhe Ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov, edhe pse nuk ka paralajmërime se në Shkup mund të ketë takim të përbashkët. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share