Samiti i OSBE-së në Shkup: RMV-ja lojtar kyç në skenën ndërkombëtare!

PËRSHTYPJE POZITIVE PËR KRYESIMIN DHE ORGANIZIMIN E SAMITIT TË OSBE-së

Gjatë tri ditëve të kaluara, Maqedonia e Veriut ishte në qendër të vëmendjes botërore. Shkupi ishte nikoqir i Samitit të 30-të të OSBE-së, ku vendosej për fatin e kësaj organizate, respektivisht nëse do të vazhdojë ta kryejë rolin primar ose do të shkojë në histori, njofton KlanM.

Rreth 1.000 delegatë nga 76 delegacione të 57 vendeve anëtare dhe vende partnere të OSBE-së, në Shkup për tri ditë biseduan për të ardhmen e organizatës dhe për sfidat me të cilat përballet, por edhe për buxhetin si dhe emërimet për pozitat kyçe në institucionet e OSBE-së.

Ministri I Jashtëm dhe Kryesuesi me OSBE-në, Bujar Osmani, sic njofton KlanM, përmes një video të postuar nëpër rrjetet sociale ka shpërndarë përshtypjet e Ministrave pjesëmarrës në këtë samit ku kryekëput janë përshtypje pozitive për rolin e Maqedonisë së Veriut si kryesuese me OSBE-në por edhe për organizimin dhe mikpritjen gjatë Samitit treditor në Shkup.

“Faleminderit edhe një herë Bujar, që na pritët të gjithëve këtu si dhe për udhëheqjen tuaj të përkushtuar gjatë këtij viti” – thotë Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Shmit.

“Faleminderit RMV-së dhe ty Bujar për kryesimin e sivjetëm me OSBE-në” – është shprehur Hoze Manuel Albarez Bueno, Ministër I Jashtëm I Spanjës.

“Ju dhe ekipi juaj keni treguar rëndësinë e përpjekjes dhe pozitivitetit në rrethana sfiduese” – ka deklaruar Ministri irlandez Piter Burki.

“Puna juaj si kryesues I OSBE-së në këtë vit sfidash është dëshmia më e mirë se besimi i kryesimit të organizatës nga RMV-ja në Këshillin Ministror në Tiranë në vitin 2020 ishte zgjedhja e duhur” – ka deklaruar Ministri I Jashtëm shqiptar, Igli Hasani.

Por, jo vetëm kaq! Konfirmimi se ky Samit është shumë i rëndësishëm dhe shumë mirë i organizuar nga Maqedonia e Veriut, sic njofton KlanM, erdhi edhe nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, I cili mbërriti në Shkup një natë para nisjes së Samitit, ku u takua me autoritetet e vendit dhe Ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani.

Fjalë miradije u dëgjuan edhe nga Shefi i Diplomacisë së BE-së, Zhozep Borrell, Ministri I Jashtëm I Britanisë së Madhe, Dejvid Kameron, por edhe nga Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov.

Nëpër rrjetet sociale, komentet për organizimin e Samitit kryesisht janë tejet pozitive. Por, sic percjell KlanM, ka të tillë që thonë se me përkushtim dhe profesionalizëm çdo gjë mundet – por vetëm kur vijnë delegacione të huaja e jo për taksapaguesit e vendit.

“Më shumë i respektojnë Blinkenin dhe Lavrovin se sa bashkëqytetarët. Më nxjerrin nga lëkura frazat “do të tregojmë pamje të këqija para turistëve”. Por, ne që jetojmë me pamjet e këqija – mundet. Më shumë u shqetësuan se si do të prezantohen para 70-të delegacioneve që erdhën në takimin e OSBE-së, se sa para neve që ua paguajmë rrogat dhe harxhimet e rrugës” – tha Zoran Mihajlovski, SDK.

Samiti treditor në Shkup ishte një nga takimet më të vështira që OSBE-ja I ka patur që nga themelimi. Në pikëpyetje, sic percjell KlanM, madje ishte vënë edhe ekzistenca e saj. Samiti në Shkup ishte ngjarja e parë pas fillimit të luftës në Ukrainë, ku morën pjesë Lavrovi dhe Blinkeni, por nuk erdhi deri te një takim I përbashkët mes tyre.

Por, sidoqoftë, një vend I vogël sikurse Maqedonia e Veriut, kryesoi me organizatën më të madhe rajonale të sigurisë në botë që shtrihet nga Vankuveri deri në Vladivostok me 57 vende pjesëmarrëse dhe 1.3 miliardë banorë, kurse sic percjell KlanM, tërësisht është realizuar strategjia e paralajmëruar e në fillim të mandatit, që e bën Maqedoninë e Veriut një aktor të profilizuar ndërkombëtarisht për të gjeneruar stabilitetin në kontekstin më të gjerë.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share