FJALIMI I TIJ BOJKOTOHET NGA DISA MINISTRA
Një pjesë e Ministrave në Samitin e OSBE-së në Shkup, në shenjë bojkoti, kanë braktisur sallën e konferencës, kur nisi fjalimi I Ministrit të jashtëm rus, Sergej Lavrov.
Lavrovi nisi fjalimin me akuza drejt vendeve të NATO-s dhe BE-së se kanë shkatëruar dimensionin ushtarako-politik të OSBE-së. Ai ka deklaruar se konkluzionet që do të miratohën në këtë Samit të OSBE-së, janë të përgatitur paraprakisht.
“E ardhmja e Organizatës tani është cënuar, kryesisht për shkak të vendeve perëndimore. OSBE-ja u gjet në krizë të rëndë, kurse e ardhmja e saj është e paqartë. Ju jeni fajtor që sollët ndasitë në këtë organizatë. Për ne ishte tradicionale të mbanim fjalime pozitive, por kjo tashmë nuk ndodh, për shkak se OSBE u bë vegël e BE-së” – tha Sergej Lavrov, ministër i Jashtëm i Rusisë.
Një video që është shpërndarë nëpër rrjetet sociale, I xhiruar nga një diplomat rus, shihet se Lavrovit nuk I afrohet askush për ta përshëndetur derisa po drejtohej në vendin e tij në Samitin e OSBE-së.
Disa Ministra anuluan pjesëmarrjen e tyre në Samit, për shkak të Lavrovit dhe agresionit rus në Ukrainë.
Sekretari Amerikan I Shtetit, si dhe shefat e diplomacisë së BE-së dhe Britanisë së Madhe, Zhozep Borrell dhe Dejvid Kameron, ishin larguar para mbërritjes së Lavrovit.
Përvec Ukrainës dhe vendeve baltike Samitin e OSBE-së në Shkup nuk merr pjesë as Ministri I Jashtëm grek, pavarësisht se Greqia kishte dhënë leje që delegacioni rus ta shfrytëzojë hapësirën ajrore për delegacionin rus. /KlanMacedonia/