Salihu: Më herët, kur kam qenë boksier, ka pasur diskriminime ndaj shqiptarëve (VIDEO)

Faton Salihu nënkryetar I Federatës së boksit në RMV ka një karrierë të pasur si boksier, ka fituar medalje e ka luajtur në shumë gara. Ai thotë se tani në federatën e boksit të RMV-së nuk ka diskriminime në baza etnike por më herët kur ka qenë ai boksier, ka pasur dhe ka qenë veshtirë të depërtosh edhe nëse ke qenë sportist I mirë.

“Kemi qenë të diskriminuar në atë kohë, nuk kemi arritur ta tregojmë veten aq sa duhet, të marrim pjesë në hara, në të gjitha garat që na kanë takuar por përsëri e kemi deshmuar veten. Unë kam qenë garues I reprezentacionit të Maqedonisë, kam fituar medaljen e artë në kampionatin Evropian, që është medalja e vetme për Maqedoninë, e artë, e ardhur prej themelimit të shtetit e deri sot” thotë Faton Salihu nënkryetar I Federatës së boksit në RMV. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Zekiri

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share