Sali përgënjështron zërat për zëvëndësimin e tij

“ZËVENDËSIMI I MUNDSHËM DO TË ISHTE ME KËRKESË TË KRYEMINISTRIT”

Zëvendësimi eventual nga posti I Ministrit të Shëndetësisë, mund të jetë me kërkesë të Kryeministrit e jo të individëve apo të nismëtarëve të ndryshëm. Në këtë mënyrë Ministri I Shëndetësisë, Bekim Sali ka komentuar zërat për largimin e tij nga ekzekutivi.

“Unë nuk mund të them se a do të qëndrojë apo jo. Kryeministri para tre javëve në një televizion kombëtar tha se ekipi aktual është ekip me të cilin dëshiron të punojë. Mendoj se një ndryshim i mundshëm do të ishte me kërkesë të kryeministrit dhe jo të individëve apo nismëtarëve të ndonjë ndryshimi të një pjese të ekipit të qeverisë, sepse kryeministri është ai që i propozon parlamentit dhe ai voton”, deklaroi Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali.

Përndryshe zërat për rikonstruim të kabinetit qeveritar vijnë pas dorëheqjes së Ministrit të Vetqeverisjes lokale Goran Milevski. Kryeministri Kovaçevski disa herë ka deklaruar se nuk do të ketë riformatim të Qeverisë, për shkak se, sic është shprehur, fokusi do të jetë në përballjen me krizën energjetike dhe ekonomike.

Këto komente Ministri Sali i bëri gjatë vizitës së Institutit Universitar për Radiologji në Shkup ku u lëshua në përdorim sistemi bashkëkohor angiografik për procedura intervente radiologjike. Aparati kap vlerën e 47.2 milion denarë mjete këto të siguruara nga Ministria e Shëndetësisë./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share