Sali: Nuk kemi asnjë rast të infektuar më “Lijën e Majmunëve”

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, sot informoi se në Republikën e Maqedonisë deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast me linë e majmunëve. – Deri më tani nuk kemi regjistruar asnjë rast me linjën e majmunëve në vendin tonë. Duhet të përmend se Instituti i Shëndetit Publik ka teste të vlefshme dhe relevante për diagnostikimin apo njohjen e një virusi të tillë, tha Sali.

Gjithashtu Sali njoftoi se sot do të mblidhet edhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ku do të diskutohet situata epidemiologjike me virusin korona në vend. Sipas tij situata në vend paraqitet e qetë, nga ku bëri edhe thirrje deri te të gjithë qytetarët që të imunizohen për mbrojtje nga virusi korona.

Nuk edi çka do të vendos Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ende nuk e dij numrin e të infektuarve javorë  dhe se çfarë masa duhet të marrim mirëpo bëj apel që të sëmurët kronik të vaksinohen. Edhe pse jemi optimist se situata në klinikat e vendit paraqitet e qetë nuk kemi asnjë pacient në gjendje intensive. Të gjithë që janë vet testuar ju propozoj që së paku të vet izolohen së paku tre ditë edhe pse kjo nuk është vendim i komisionit për sëmundje ngjitëse./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share