Sali Berisha: Ne Edi Ramës, duhet t’ia kishim prerë me kohë biletën, një qeveri e mirëfilltë antikombëtare

Në një bashkëbisedim me qytetarët e Gjirokastrës, Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë apel që PD të bëjë gjithçka si forcë politike për ndryshim.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha ka thënë se “PD duhet të ia kishte prerë me kohë biletën Edi Ramës” teksa ka shtuar se qeveria që ia drejton “është antisociale, antiqytetare, antikombëtare”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kreu i PD-së, Berisha ka thënë se kjo qeveri që sot është në pushtet ka arritur të mbijetojë e të marrë mandatin e 3-të pasi sipas tij nuk ka marrë përgjigjen e duhur nga Partia Demokratike, teksa shton se për këtë arsye demokratët duhet të angazhohen në një angazhim sa më të përsosur.

Sali Berisha: Fakti që ne ndodhemi në mandatin e 3 të një qeverie që kalon nga skandali në skandal, në një mënyrë ose një tjetër na bën përgjegjës dhe ne, na vë çdo demokrat dhe demokrate para një përgjegjësie të madhe shoqërore dhe kombëtare. Ndaj dhe apeli, kushtrimi i thellë i yni sot është të bëjmë gjithçka si forcë politike për ndryshim, të bëjmë gjithçka që në çdo akt dhe veprim tonë të jemi të vërtetë, realë.

Të mos harrojmë një gjë, qyrku, manteli që ne kemi 9-vjeçar nuk flet në favorin tonë sepse ne Edi Ramës, duhet të ia kishim prerë me kohë biletën, një qeveri e mirëfilltë antisociale, antiqytetare, antikombëtare. Por kjo qeveri ka arritur të mbijetojë, të marrë mandatin e 3 sepse ka përdorur të gjitha metodat e paligjshme sigurisht, por nuk ka marrë përgjigen që duhet nga ne, ndaj dhe ne duhet të angazhohemi në një angazhim sa më të përsosur./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share