Poetja tetovare, Sadije Aliti shpërblehet me çmimin e dytë në manifestimin letrar “Flaka e janarit” në Dardanë me poezinë “Fërfërin”.
Në mesin e shumë krijuesve nga trojet shqiptare Sadije Aliti u shpërblye me çmimin e dytë. Në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit”, është mbajtur ora letrare nga klubi letrar “Nositi”, ngjarje kjo e organizuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me klubin “Nositi”.
Merrnin pjesë 38 shkrimtarë nga vendet e ndryshme të Kosovës, nga Maqedonia e Veriut, i pranishëm ishte edhe U.D drejtori i DKRS-së, Behar Hyseni, i cili duke iu uruar mirëseardhje të pranishmëve, theksoi se krijimtaria e këtyre poetëve duhet vlerësuar lartë, për emocione të veçanta që dhuruan në paraqitjen e krijimtarisë artistike.