Sabina Memishi: Irina nga “Tri motrat” është dashuri për mua (VIDEO)

Në Teatrin shqiptar në Shkup, është luajtur premiera më e re, “Tri motrat” e autorit Chehov në regji të Qëndrim Rijanit, ku Irinën, njërin ndër rolet kryesore e luan aktorja Sabina Memishi.

“Chehovi është ndër autorët që I kam më shumë qef, I vetmi që e kam përzemër, sepse rë jep shumë mundësi si aktore dhe vlersohesh si aktore, nëqoftë se ia del me sukses. Irinën e kam pasur në fakultet, e kemi pas punë Chehovin, process ta kalojmë dhe kam luajtur Mashën, mendoja se ajo është personazhi që më pëlqen me së shumti, por kur nisëm ta punojmë Irinën me e njoh Irinën më shumë, u dashurova te ajo dhe thash, është ndër personazhet që do e mbaj në zemër gjithmonë”, thotë aktorja shqiptare Sabina Memishi në Happy Day. KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Zekiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share