Sabalenka: Nuk ishim bashkë, vdekja e Konstantinit – tragjedi!

VDEKJA E ISH-PARTNERIT

Vdekja e ish-hokejistit dhe ish-partnerit të tenistes bjelloruse Arina Sabalenka, vazhdon të jetë tema kryesore sportive në botë. Në sipërfaqe dalin edhe detaje të tjera.

Dy ditë pas vdekjes së Konstantin Koltsovit, partnerit të tenistes bjelloruse, Arina Sabalenka, ajo iu drejtua publikut.

Përmes postimit nëpër rrjete sociale ajo surprizoi opinion sportiv duke pohuar se nuk kishin qenë në lidhje.

“Vdekja e Konstantinit për mua është një tragjedi që nuk mund të përshkruhet, edhe pse nuk ishim bashkë, zemrën e kam të thyer. Ju lutem ta respektoni privatësinë time dhe familjes së tij në këtë periudhë të vështirë” – ka shkruar Sabalenka në Instagram.

Pavarësisht tragjedisë ajo do të paraqitet në turneun e Majamit me veshje të zezë dhe nuk do të prononcohet për mediat.

Konstantin Koltsov e shoqëroi Sabalenkën drejt fitores së saj në Australia Open. Besohet se çifti është ndarë dy ditë para vdekjes së tij.

Më 19 mars u raportua vdekja e ish-hokejistit 42-vjecar Konstantin Koltsov, I cili ishte në lidhje me tenisten Sabalenka. Para vdekjes edhe ai ishte në Majami.

Vdekja e partnerit të Sabalenkës intrigoi opinionin për shkak të dy versioneve që u publikuan zyrtarisht. Së pari, se shkaku i vdekjes ka qenë problemi me mushkëritë dhe version tjetër, vetëvrasja e tij, ashtu sic njoftoi policia e Majamit. Trupi i tij i pajetë ishte gjetur në një hotel në Majami.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share