Sa kushtojnë atletet, përplasje VMRO – kabnieti i Grubit!

KABINETI I GRUBIT: VMRO-DPMNE FABRIKË E LAJMEVE TË RREME!

VMRO-DPMNE thotë se pas nënshkrimit të marrëveshjes për Korridorin 8 dhe 10D, është rritur standardi i veshjes së Artan Grubit, njofton KlanM.

Sipas opozitës, atletet e Grubit “Off – White” kushtojnë mbi 450 euro, sa një rrogë në Maqedoni. Madje, sic percjell KlanM, opozita thotë se Grubi kopjon stilin e Kryeministrit shqiptar Edi Rama, por sic thonë, nga “Aliekspresi”.

“Të rikujtojmë se gjysmë milion qytetarë jetojnë vetëm me 150 denarë në ditë, kurse Grubi ka filluar të vishet me atlete që kushtojnë mbi 27.000 denarë. Le të pyetet nëse qytetarët kanë mundësi që fëmijëve të tyre t`u blejnë atlete prej mbi 27.000 denarë” – thonë nga VMRO-DPMNE.

Ashpër kanë reaguar nga Kabineti i Zv/Kryeministrit të Parë, Artan Grubi, duke e quajtur VMRO-DPMNE-në fabrikë të propagandës dhe lajmeve të rreme. Madje nga ky Kabinet, sic njofton KlanM, kanë dërguar edhe çmimin e atleteve që në zbritje kushtojnë 138 euro.

Kabineti i Grubit thotë se VMRO-DPMNE duhet të kërkojë falje për shpifjet dhe ofendimet ndaj Grubit dhe se kjo parti ka rënë në nivelin më të ulët që nga themelimi.

“Për këtë shkak Nikolla Gruevski ka rejting 4 herë më të madh se Hristijan Mickoski dhe më shumë se 1/3 e votuesve të VMRO DPMNE-së nuk e përkrahin Mickoskin, por e llogarisin ende Gruevskin si lider të tyre” – thonë nga kabineti i Grubit.

VMRO-DPMNE nuk e la me kaq. Në reagimin e sërishëm, sic njofton KlanM, shprehen të habitur se përse Ahmeti dhe Grubi me të gjitha forcat e mbrojnë ish-udhëheqësinë e VMRO-DPMNE-së, nga vet VMRO-DPMNE-ja, duke u shprehur të bindur se së shpejti do të përgjigjen për krimet.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share