Sipas një studimi të publikuar, interesi për asetet kripto është moderuar, me vetëm 8 për qind të të anketuarve që janë shumë të interesuar. Përkundrazi, katër të pestat e popullsisë nuk kanë investuar asnjëherë në kriptovaluta.
Bitcoin dhe Ether janë më të njohura, me 87 për qind dhe 35 për qind të popullsisë, respektivisht, që i njohin, shkruan swissinfo.
Studimi, i realizuar nga Universiteti i Shkencave dhe Arteve të Aplikuara të Luzernit në emër të Postfinance, tregon se burrat, brezat e rinj dhe ata me të ardhura të larta janë më të prirur të investojnë.
Rreth 17 për qind e meshkujve kanë investuar në kriptovaluta, ndërsa vetëm 6 për qind e femrave.
Investitorët me të ardhura mbi 150 mijë franga zvicerane (160 mijë euro) janë gjithashtu më të prirur, me 22 për qind që investojnë në kriptovaluta, ndërsa ata me të ardhura më të ulëta janë më të pakët.
Pjesëmarrësit e brezave Gen Z dhe Gen Y kanë nivele më të larta të investimeve në krahasim me bebeboomers.
Për shumicën, investimi është i vogël dhe më shumë eksperimental. 31 për qind e të anketuarve mbajnë më pak se 1000 franga zvicerane (1067 euro) në kriptovaluta.
Motivi kryesor për investim është kurioziteti, i pasuar nga mundësia e fitimit. Sidoqoftë, kthimet dhe diversifikimi i portofolit nuk janë ende faktorët kryesorë për shumë investitorë.
Sipas studimit, Revolut, Swissquote dhe Binance janë disa nga platformat më të njohura për tregtimin e kriptovalutave.
Anketa u realizua me 3017 banorë zviceranë të moshës 18-74 vjeç, përfaqësues të popullsisë së Zvicrës.