Sa i bashkoi dita e alfabetit shqiptarët e Maqedonisë? – Asani: Bashkuam elitën shkencore të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedoni

Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve, Skënder Asani në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin vlerësoi lartë aktivitetet e organizuara me rastin e Ditës së Alfabetit. Kongresi i Manastirit, sipas Asanit, nuk ka qenë i rëndësishëm vetëm për përcaktimin e alfabetit, por për përcaktimin e popullit shqiptar drejt perëndimit e duke u larguar nga ndikimi i lindjes.

“Ne kemi arritur jo vetëm ta bashkojmë elitën shkencore këtu në Maqedoni, por kemi arritur që ta bashkojmë edhe elitën shkencore në Tiranë, Prishtinë dhe në botën shqiptare. Ja, po ju them që këtë vit, ne filluam ditët e alfabetit me një akademi solemne ku morën pjesë tre akademitë, e shtetit shqiptar, Kosovës, por për së pari herë edhe Akademia e Shkencave të Maqedonisë”, tha mes tjerash Asani./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share