Sa fëmijë u braktisën në Kosovë gjatë 2022-ës?

Lindja e një fëmije e madhështon dhe e përmbush familjen dhe sjell gëzim të madh tek çiftet e martuara.

Por, disa nga ta për arsye të ndryshme i braksitin fëmijët. E nga kjo dukuri nuk është imune as Kosova, duke qenë fenomen shqetësues.Klankosova.tv ka kontaktuar me SOS Fshatin e Fëmijëve të Kosovës lidhur me këtë temë.

Berat Kryeziu, nga kjo organizatë tha për Klankosova.tv se SOS-i ka në përkujdesje 38 fëmijë.

“Më lejoni të ju informoj që aktualisht në SOS Fshat, ne kemi nën përkujdes 38 fëmijë pa përkujdes prindëror. Mosha e tyre është nga mosha 4 vjeç deri në moshën 18 vjeç”, tha Kryeziu për Klankosova.tv

Nga ana tjetër, drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë kësaj klinike, Hajrije Ismaili tha për Klankosova.tv se gjatë vitit 2022 në këtë klinikë ishin shtatë foshnje të braktisura.

“Në vitin 2022 kanë qenë gjithsejt 40 raste kontest social. Prej tyre 33 foshnje kanë bërë bashkim me njërin ose të dy prindër, ndërkaq shtatë foshnje kanë qenë të braktisura”, tha Ismaili për Klankosova.tv

“Kujdesi i vazhdueshëm i këtyre foshnjeve është bërë nga personeli neonatal dhe jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me punëtoren sociale pranë Klinikës Gjinekologjike Ostetrike”, theksoi ajo.

Vazhdimisht përmes fushatave të ndryshme është bërë thirrje që fëmijët të mos braktisen./klankosova

Lexo gjithashtu
Total
0
Share