Si rrjedhoj e temperaturave të larta qytetarët kërkojnë shpëtim në pishinat e qytetit, qofshin ato të hapura ose të mbyllura.
Të njejtat mbajnë rrezik të vazhdueshëm për shëndetin publik nëse nuk mbahen nën kontroll dhe nuk respektohen standardet e higjienës. Pronarët e pishinave sigurojnë se respektojnë të gjitha standartet.
Nxehtësia e pamëshirshme dhe moti i ngrohtë në Shkup kanë shtyrë banorët të kërkojnë shpëtim në pishinat e qytetit, qofshin ato të hapura ose të mbyllura. Pishinat, që janë qendra e preferuar për relaksim dhe ushtrim fizik gjatë verës, mbajnë një rrezik të vazhdueshëm për shëndetin publik nëse nuk mbahen nën kontroll dhe nuk respektohen standardet e higjienës. Disa nga pronarët e pishinave thonë se bëjnë përpjekje për të siguruar kushte optimale për vizitorët. Ata theksojnë vlerësimin e kontrollit higjienik dhe testimin e ujit, të cilat kryhen me rregullsi për të siguruar një mjedis të pastër dhe të sigurt për përdoruesit.
“Si cdo verë , si cdo sezonë, mundohemi ti plotësojmë kushtet që i takojnë një pishine publike, per një vendi per relaks në Shkup. Sa I përket higjienës, sa I përket kushteve të pishinës, normalisht sikur të gjithë pishinat e Shkupit, kontrollet higjienike që e bëjnë vizitën cdo javë I këmi këtu, vijnë dhe bëjne testimin e ujit, bëjnë analiza dhe na japin certifikatat për të vazhduar cdo javë”, deklaroi Hajdin Berisha, pronar i pishinës.
“Kemi staf special që miren me pastrimin e ujit, jo vetëm me pastrimin por edhe me mirë mbajtjen e ujit në përgjigjësi, kemi pashkëpunim edhe me institutin e shëndetit public, që vijnë bëjnë analiza tre here në javë”, deklaroi Baki, përgjegjës i pishinës New Star.
Vizituesit e pishinave të mbyllura, duhen të përdorin kapela dhe duhet të respektojnë rregullin e pishinës.
Nuk lejohet që të zhyten nëse kanë plagë të hapura, para se të hyjnë në pishinë duhet të vizitohen banjat e vogla për dezinfektimin e këmbëve. /tvklan.mk