Ryshfet për të shkuar në misione? – Jajaga: Kam marrë masa

Ryshfeti për të shkuar në misione jashtë vendit ka qenë njëra nga temat e diskutuara në Klan Debat me zv.ministrin e Mbrojtjes, Tiron Jajaga. Për shkak të beneficioneve të shumta dhe pagesês së madhe, kjo dukuri ka qenë e shpeshtë në ARM dhe Ministrinë e Mbrojtjes, pêrcjell KlanM.

“Në takim me ministren ia përmenda këtë gjë dhe u dakorduam që të vendosim një parim. Parimi i kontrollit. Fatmirësisht në këto misione shkojnë nga 31 persona. Kam marr masa që këta 31 persona që do të shkojnë në mision, një nga një të kalojnë nëpë kanalin kontrollues… Keqpërdorime nuk do të lejohen në asnjë nivel dhe nëse zbulohen, të njejtët do të sanksionohen”, tha mes tjerash Tiron Jajaga./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share