Në një deklaratë të fundit, Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza për të lejuar ndihmën humanitare të arrijë te ata që janë në nevojë dhe për të shmangur përhapjen e konfliktit në rajon.
Duke theksuar situatën e rëndë në Gaza, Rutte ka kërkuar nga Izraeli të mos ndërmarrë një ofensivë tokësore në Rafah, ku qindra civilë janë të bllokuar pa mundësi largimi.
“Kjo është arsyeja pse ne po bëjmë thirrje urgjente për një pauzë të menjëhershme të luftimeve, për të marrë më shpejt më shumë ndihmë në Gaza dhe për t’u siguruar që ajo të arrijë në mënyrë të sigurtë te njerëzit që kanë nevojë dhe për të liruar pengjet.
Ne po i bëjmë thirrje gjithashtu Izraelit që të përmbahet nga nisja e një ofensive tokësore në shkallë të gjerë në Rafah. Aty janë mbledhur shumë njerëz dhe nuk kanë ku të shkojnë tjetër. Mbi të gjitha, ne duhet të sigurohemi që konflikti të mos përhapet në rajonin më të gjerë”, tha Rutte.
There’s a lot to discuss at the #EUCO over the next two days in Brussels. Naturally our continuing support for Ukraine is a key topic. The Ukraine Assistance Fund is being launched – a crucial resource when it comes to stepping up our efforts. What’s more, the fund will help… pic.twitter.com/vg7jrZ4f32
— Mark Rutte (@MinPres) March 21, 2024