Rusia, stërvitje me armë bërthamore?

Dalin pamjet e makinave që lëvizin

Ky tren rus i ngarkuar me pajisje ushtarake shton dyshimet se Rusia po përgatitet për të përshkallëzojë konfliktin në Ukrainë. Makineritë dhe armatimet që transportohen në të janë pajisje të lidhura me arsenalin bërthamor, në përgjegjësi të Drejtorisë së 12-të Kryesore të Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Pamjet janë publikuar nga një kanal pro-rus në Telegram, ku duken kamionë që u rezistojnë minave, topa vetëlëvizës dhe tanke. Mediat ndërkombëtare hedhin dyshime se lëvizja e këtyre armatimeve t’i paraprijë nisjes së një stërvitjeje të madhe ushtarake me armë bërthamore, si parapërgatitje për një konflikt bërthamor në Ukrainë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

NATO dha më herët alarmin se në Arktik, rusët po kryejnë stërvitje me nëndetësen Belgorod, që mban 8 raketa Poseidon me kapacitet bërthamor, që mund të rrafshojnë nga distanca deri largëta edhe qytete si Nju Jorku apo Los Anxhelesi.

Këshilli Federal në Rusi, dhoma e lartë e parlamentit të këtij vendi, ratifikoi aneksimin e 4 rajoneve ukrainase, duke i bërë ato edhe zyrtarisht pjesë të territorit rus. Vladimir Putin paralajmëroi se këto rajone do të mbrohen nga çdo sulm, ashtu si e gjithë pjesa tjetër e Rusisë, qoftë edhe me armë bërthamore.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share