Në raportin e saj të fundit, Banka Botërore e ka vlerësuar Rusinë si një vend me të ardhura të larta. Sipas dokumentit, të ardhurat kombëtare bruto për frymë në Rusi u rritën nga 12,830 dollarë në 2022 në 14,250 dollarë në 2023, duke e larguar atë nga kategoria e vendeve me të ardhura të mesme të larta dhe duke e klasifikuar në kategorinë më të lartë.
Banka Botërore rendit vendet në katër grupe të ardhurash: të larta, të mesme të sipërme, të mesme të ulëta dhe të ulëta. Ky vlerësim vjen pas rritjes së investimeve në mbrojtje, aktivitetit të rinovuar në tregti, sektorit financiar dhe industrisë së ndërtimit në Rusi.
Roman Marshavin, përfaqësuesi rus në Bankën Botërore, theksoi se ky hap i institucionit global njeh suksesin e politikës ekonomike të autoriteteve ruse gjatë dekadës së fundit.