Rusia po dërgon trupa ushtarake shtesë në Severodonetsk

Stoltenberg: Lufta e Rusisë në Ukrainë mund të zgjasë me vite

Prej ditësh tashmë qyteti ukrainas i Severodonetskut është përballur me bombardime të rënda ndërsa forcat ruse po sulmojnë zonat përreth.

“Si rezultat i bombardimeve, armiku ka patur një sukses të pjesshëm në fshatin Metolkine, duke u përpjekur të fitojë një terren,” thuhet në një deklaratë të lëshuar të shtunën vonë.

Guvernatori i rajonit Luhansk të Ukrainës ka bërë të ditur se Moska po dërgon trupa ushtarake shtesë në përpjekje për të fituar kontrollin e plotë të qytetit lindor.

Agjencia ruse e lajmeve Tass, e cila citon një burim që punon për separatistët e mbështetur nga Rusia deklaron se shumë luftëtarë ukrainas janë dorëzuar në këtë fshat.

Mësohet se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka udhëtuar në Lysychansk dhe Soledar, dy qytete shumë afër qytetit të Severodonetskut. Ukraina duket e vendosur të mos lëshojë territore dhe këtë e ka konfirmuar edhe një herë tjetër presidenti ukrainas.

“Ne nuk do t’ia japim jugun askujt dhe gjithçka që është e jona do ta marrim mbrapsht,” është shprehur ai.

Në qytetin lindor të Ukrainës, Novomoskovsk ka mbetur i vrarë një person dhe janë plagosur dy si pasojë e lëshimit të tre raketave ruse në një depo karburanti.

Sakaq, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka paralajmëruar se lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite. Mbështetje tjetër përveç aleancës do të ketë edhe nga SHBA. Politico raporton se Pentagoni po shqyrton dërgimin e katër raketahedhësve shtesë në Ukrainë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share