Rusia në gatishmëri për të sabotuar Perëndimin

Zbulohet anija ruse që piketon infrastrukturën energjetike dhe të telekomunikacionit në Detin e Veriut

Ky është çasti kur anija ruse Admiral Vladimirsky niset me mision shkencor në vitin 2017 në Detin e Veriut. Gjashtë vjet më pas mësohet se anija, është pjesë e një programi më të gjerë të Rusisë për të sabotuar infrastrukturën e prodhimit të energjisë elektrike nga era dhe kabllot nënujore të komunikimit në Detin e Veriut.

Programi në fjalë që drejtohet nga agjencitë e zbulimit të Rusisë u zbuluan nga një hetim i përbashkët i televizioneve publike të Danimarkës, Norvegjisë, Suedisë dhe Finlandës.

Vetë Rusia pretendon se ka një flotë anijesh peshkimi dhe kërkimesh shkencore në Detin e Veriut, por hetimi tregoi se ato kanë pajisje mbikëqyrjeje nënujore dhe prodhojnë harta për vendet kryesore ku mund të ndërmerren akte sabotimi.

Programi është zbuluar dhe nën monitorin edhe nga agjencitë e zbulimit të Mbretërisë së Bashkuar.

Një oficer danez i kundërzbulimit thotë se planet e sabotimit përgatiten në rast të ndonjë konflikti me Perëndimin, ndërsa kreu i zbulimit norvegjez, thotë se programi është ai i rëndësishëm sa kontrollohet drejtpërdrejt nga Moska.

Gazetarët kanë analizuar komunikimet e përgjuara të anijeve ruse të cilat tregojnë se të ashtuquajturat anije fantazmë që lundrojnë në ujërat e Detit të Veriut fikin pajisjet gjurmuese që të mos zbulohet vendndodhja e tyre.

Zyrtarisht anije ruse Admiral Vladimirsky njihet si një anije ekspedite oqeanografike, ose për kërkimore nënujore.

Në Shkurt, zbulimi holandez lëshoi një paralajmërim zyrtar të pazakontë në lidhje me aktivitetin që mund të tregonte përgatitje për ndërprerje ose sabotim të infrastrukturës detare. Kreu i inteligjencës ushtarake të Holandës dha alarmin e një anijeje ruse pranë një parku eolik në Detin e Veriut.

Zbulimi i vendeve të rëndësishme të infrastrukturës nuk është i pazakontë dhe vendet Perëndimore kryejnë gjithashtu aktivitete të ngjashme kundër Rusisë. Por në këtë rast, nënvizon raporti, synimet e Rusisë janë dashakeqe.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share