Rusia lëshon urdhër-arresti për të venë e Navalny-t

Rusia ka lëshuar një urdhër-arresti për të venë e Alexei Navalny-t me arsyetimin se ajo mori pjesë në një grup “ekstremist”. Urdhri u lëshua në mungesë nga një gjykatë në Moskë, pesë muaj pasi Navalny ndërroi jetë.

E veja e opozitarit rus e konsideroi presidentin rus, Vladimir Putin, përgjegjës për vdekjen e bashkëshortit të saj. Që nga vdekja e Navalny-t, ajo ka jetuar në një vend jashtë Rusisë që ende nuk është bërë i ditur për publikun së bashku me dy fëmijët e saj.

Ajo u ka kërkuar mbështetësve të saj që të mos shpërqendroheshin nga urdhri i gjykatës kundër saj, por të fokusoheshin në fushatën më të gjerë kundër Putinit. Navalny ishte lideri më i rëndësishëm i opozitës në Rusi gjatë dekadës së kaluar. Ai ndërroi jetë në shkurt të këtij viti në qeli për shkaqe natyrore, por bashkëshortja e tij pretendon se presidenti rus Vladimir Putin është përgjejgjës për vdekjen e tij.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share