Rusia lëshon breshëri raketash në qytetet e Ukrainës

Zelensky: Nuk ka dialog me presidentin rus Vladimir Putin nëse ai nuk tërheq të gjithë trupat nga Ukraina

Forcat ruse sulmuan ashpër disa rajone të Ukrainës, duke paralajmëruar kështu fillimin e një ofensive pranverore. Një pjesë e madhe e qyteve ukrainase duke përfshirë kryeqytetin Kiev, portin e Detit të Zi të Odesa-s dhe qytetin e dytë të Kharkiv-it u bombarduan nga forcat ruse.

Sikurse edhe këtë herë sulmet kishin si objektiv kryesor objektet energjitike në qytetin port si dhe infrastrukturën në 15 qytete të tjera. Të paktën dy persona u vranë në Kiev dhe rreth 15% e kryeqytetit është pa energji elektrike ndërsa katër të tjerë mbetën të vrarë në Lviv. Raketat goditën një hark të gjerë objektivash, duke përfshirë qytete që shtrihen nga Zhytomyr, Vynnytsia dhe Rivne në perëndim deri në Dnipro dhe Poltava në Ukrainën qendrore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia është “shkëputur plotësisht” nga rrjeti energjetik i Ukrainës për shkak të bombardimeve ruse. Nga ana tjetër yshtria ukrainase ka deklaruar se forcat e saj kishin arritur të zmbrapsnin sulmet intensive ruse në qytetin lindor të minierave Bakhmut , pavarësisht një pretendimi rus për kontrollin e gjysmës së tij lindore.

Në një intervistë ekskluzive për CNN, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur kundër një takimi me Putin për të diskutuar për dialog deri sa të tërheqë trupat nga Ukraina.

“Ne nuk kemi asnjë rrethanë për të folur me presidentin e Federatës Ruse, sepse ai nuk e mban fjalën. Ne nuk kemi asnjë besim tek ai. Rusia duhet të largohet nga territori ynë. Dhe pas kësaj, ne jemi të lumtur t’i bashkohemi mjeteve diplomatike. Për ta bërë këtë, ne mund të gjejmë çdo formë me partnerët tanë menjëherë pas kësaj”, tha Volodymyr Zelensky.

Nga ana tjetër Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka deklaruar se rusët kanë pësuar humbje të mëdha, por në të njëjtën kohë nuk mund të përjashtohet mundësia që Bakhmut mund të bjerë përfundimisht në ditët në vijim. Rusia ka dekalruar se aktualisht  ka aneksuar gati 20% të territorit të Ukrainës dhe thotë se marrja e Bakhmut do të ishte një hap drejt kapjes së të gjithë rajonit industrial të Donbasit në kufirin e saj.

Analistët perëndimorë thonë se Bakhmut ka pak vlerë strategjike, megjithëse kapja e tij do të ishte një nxitje për presidentin rus Vladimir Putin dhe ushtrinë e tij pas një sërë pengesash në atë që ata e quajnë “operacioni i tyre special ushtarak”. Kievi thotë se humbjet e pësuar nga Rusia në betejën për Bakhmut mund të përcaktojnë rrjedhën e luftës, me Ukrainën që pritet të nisë një kundërofensivë kur të përmirësohet moti dhe të marrë më shumë ndihmë ushtarake perëndimore, duke përfshirë tanke.

GAZETARE: LIVIA KALLFA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share