Ukraina kërkon të rimarrë jugun duke bllokuar forcat ruse, Zelensky kërkon një sinjal për të rinsiur eksportet e grurit
Rusia ka kryer sulme vdekjeprurëse në të gjithë Ukrainën, ndërsa Kievi ka shtuar përpjekjet për të rimarrë rajonin e pushtuar jugor të Khersonit. Pesë persona u vranë dhe 26 u plagosën kur raketat goditën qytetin qendror të Kropyvnytskyi.
Pranë Kievit, 15 persona u plagosën në një bazë ushtarake. Rajonet veriore dhe jugore të Ukrainës u goditën gjithashtu. Kjo vjen pasi Ukraina kërkon të izolojë trupat ruse në jug të vendit. Një urë kyçe në qytetin Kherson është jashtë funksionit pasi forcat ukrainase e goditën atë me raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga SHBA. Kjo e bën të pamundur për Rusinë dërgimin e dislokimeve dhe armatimit mbi urën Antonivsky.
Ministri i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Ëallace, ka thënë se forcat ruse në Ukrainë janë në “një pikë shumë të vështirë“. Inteligjenca britanike deklaron se strategjia e Putin tregon se forcat ruse munden vetëm të vrasin njerëz pa dallim si dhe të shkatërrojnë por kjo gjë nuk tregon se ata po fitojnë.
Ndërkaq Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se Ukraina goditi një burg në territorin e mbajtur nga separatistët me raketa HIMARS të prodhuara nga SHBA të premten (29 Korrik), duke vrarë 40 të burgosur ukrainas të luftës dhe duke plagosur 75 persona. Forcat e armatosura të Ukrainës kanë mohuar kryerjen e sulmeve me raketa në objektin e paraburgimit në Olenivka, duke akuzuar Rusinë se po përpiqet të mbulojë atë që Kievi e quajti torturë dhe vrasje e të burgosurve ukrainas.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka bërë të ditur se vendi i tij është gati të rifillojë dërgesat e grurit nga portet e Detit të Zi dhe është në pritje të një sinjali nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia për të nisur. Eksportuesit ngritën shqetësime këtë javë nëse kompanitë do të jenë të gatshme të sigurojnë anije me grurë që lundrojnë në ujërat e minuara në portet e Detit të Zi të Ukrainës, ndërsa blerësit hezitojnë të bëjnë porosi të reja duke pasur parasysh rrezikun e sulmeve ruse.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një deklaratë u shpreh se Moska së shpejti do të propozojë për një telefonatë me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken, në të cilin Blinken ka thënë se dëshiron të diskutojë një shkëmbim të të burgosurve të mbajtur në Rusi dhe SHBA.
Klan News