Raketat ruse goditën objektet e energjisë elektrike në të gjithë Ukrainën, ku Presidenti Volodymyr Zelenskiy u kthye nga një turne në kryeqytetet perëndimore.
Forcat ruse hodhën më shumë se 100 raketa në të gjithë vendin dhe organizuan 12 sulme ajrore dhe 20 bombardime duke lënë pa energji elektrike gjashtë rajone. Ndërkaq, mbrojtja e Ukrainës shkatërroi 61 raketa.
“Ky është një shënjestrim i qëllimshëm i infrastrukturës në dimër”, tha zëvendës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Vedant Patel.
Ukraina është duke u përgatitur për një ofensivë të re ruse, ndërsa në lindje forcat ruse janë duke dërguar përforcime në Donetsk dhe Luhansk.
Putin do të mbajë fjalimin e tij vjetor në parlament më 21 Shkurt, datën kur ai njohu si të pavarura pjesët e Donetskut dhe Luhanskut që kontrolloheshin nga separatistët e mbështetur nga Rusia.
Fokusi kryesor i Moskës së fundmi ka qenë Bakhmut dhe zonat përreth ishin nën bombardime. Forcat ruse kanë bërë disa përparime pranë Vuhledar, një bastion i kontrolluar nga ukrainasit që ka qenë një shtyllë lidhëse midis fronteve jugore dhe lindore.
Ukraina planifikon kundërofensivën e saj të madhe ushtarake në muajt e ardhshëm për të rimarrë më shumë nga gati 1/5 e territorit ukrainas që Rusia pushtoI. Por dërgimi i tankeve mund të vonojnë përpara se ofensiva të nisë.
Në Uashington, Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Joe Biden do të udhëtojë në Poloni nga 20-22 Shkurt për të treguar mbështetje për Kievin përpara përvjetorit të parë të pushtimit rus më 24 Shkurt dhe për të bërë të qartë se ndihma për sigurinë do të vijnë nga Shtetet e Bashkuara.
Klan News