Rusia ende nuk e ka kapur plotësisht Bakhmutin, thotë ushtria ukrainase

Ushtria ukrainase thotë se është e përfshirë në një “luftë pozicioni” ndërsa luftimet e ashpra vazhdojnë të zhvillohen në Bakhmut, duke shtuar se ka qenë në gjendje të zmbrapsë forcat ruse pas një sërë kundërsulmesh.

“Unë mund të konfirmoj patjetër informacionin se armiku në Bakhmut la disa pozicione pas disa kundërsulmeve tona,” tha Serhii Cherevatyi, zëdhënësi për Grupin Lindor të Forcave të Armatosura të Ukrainës, për një transmetues kombëtar, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

“Ka një luftë pozicioni atje,” tha Cherevati, duke shpjeguar se vija e frontit po ndryshonte vazhdimisht.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ndonjëherë armiku ka njëfarë suksesi pas një sulmi të fuqishëm artilerie dhe shkatërrimit të infrastrukturës, dhe ata mund të ecin përpara. Por ne kundërsulmojmë dhe shpesh fitojmë pozicionet tona”.

Cherevatyi shtoi se me të gjitha përpjekjet, Rusia ende nuk kishte qenë në gjendje të kapte “plotësisht” Bakhmutin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share