Rusia e pagoi të vriste Zelensky-n në aeroport, arrestohet polaku!

Autoritetet në Poloni kanë arrestuar një person, të dyshuar si spiun rus. Siç shkruajnë mediat e huaja, ai është paguar nga Inteligjenca Ushtarake e Rusisë për të vrarë presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.

Polaku i identifikuar si Pawel K, sipas prokurorëve ka ndihmuar forcat speciale ruse për të planifikuar një atentat të mundshëm kundër Zelenskyy-t.

Në deklaratën e Prokurorisë thuhet: Ai ishte i gatshëm të vepronte në emër të Federatës Ruse dhe të vendoste kontakte me ata që janë të përfshirë në luftë. Ka prova të forta kundër tij.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nëse shpallet fajtor, Pawel mund të përballet me dënimin deri në 8 vjet burg.

Nga ana tjetër, Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës Andriy Kostin ka thënë se i arrestuari ka transmetuar informacione rreth sigurisë në aeroportin Rzeszow-Jasionka në Poloninë juglindore.

“Regjimi kriminal i Kremlinit organizon dhe kryen operacione sabotazhi në territorin e shteteve të tjera sovrane”, theksoi Kostin.

“Rzeszow-Jasionka” është nën kontrollin e trupave të Shteteve të Bashkuara. Por pse pikërisht ky aeroport?

Aeroporti Rzeszow-Jasionka
Mësohet se Zelenskyy udhëton jashtë vendit, duke përdorur këtë aeroport. Dhe në fakt jo vetëm ai, edhe zyrtarë të huaj që nisen për në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski përgëzoi punën e shërbimeve speciale dhe prokurorëve të vendit të tij në operacion, si dhe bashkëpunimin me Ukrainën fqinje. Varshava ka qenë një nga mbështetësit më të vendosur të Kievit që nga pushtimi rus në shkurt 2022, megjithëse lidhja ka pësuar një “ngërç” së fundmi për shkak të një mosmarrëveshje mbi importet bujqësore./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share