“Rusia do luftë në Ballkan”/ Paralajmërimi i Zelenskit pohohet edhe nga BE

“Kini mendjen tek Ballkani. Më besoni, kam informacione se Rusia ka një plan të gjatë. Si fillim Lindja e Mesme dhe shpërqëndrimi i dytë do të jetë Ballkani.”

Ky është paralajmërimi që lëshoi të enjten presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, për përpjekje të Rusisë për të nxitur luftë në Ballkanin Perëndimor, rajonin ku bën pjesë edhe Shqipëria. Që rreziku është i vërtetë, këtë e pohoi këtë të premte edhe zëdhënësi i Komisionit Europian, Peter Stano.

Peter Stano:Jemi në një linjë për këtë me presidentin ukrainas dhe e dimë që Rusia po bën çdo gjë për të përhapur pakënaqësi, destabilitet politik, ndërhyrje të jashtme, mashtrme me lajme. Ndaj dhe po shtojmë bashkëpunimin dhe ndihmën ndaj partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, për t’i bërë ballë kësaj forme kërcënimi hibrid dhe ndërhyrjeje të huaj.

Rrezikun e pranoi të enjten, edhe presidenti i Këshillit Europian, Sharl Mishel gjatë një vizite në Kroaci.

Charles Michel: Kjo është arsyeja jemi plotësisht të bindur që përparimi në rrugën e BE-së është ekstremisht i rëndësishëm për stabilitetin dhe paqen e rajonit.

Ajo çka Zelenski kërkonte të thoshte, është se Rusia nxiti shpërthimin e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe të rindezë konfliktet në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që vëmendja ndërkombëtare të largohet nga krimet dhe lufta e padrejtë që Moska ka hapur në Ukrainë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share