Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është parë duke vizituar Katedralen “Transfiguration” në Odesa, e cila u dëmtua nga një sulm ajror rus.
Duke shkruar krahas imazheve të publikuara në Twitter, ai tha se e gjithë struktura e katedrales ishte dëmtuar.
“Ekspertët e arkitekturës po punojnë aktualisht për të vlerësuar mundësinë e restaurimit të kishës”, shkroi ai.
“Unë u jam mirënjohës partnerëve tanë në Evropë për gatishmërinë e tyre për t’iu bashkuar rindërtimit”, deklaroi lideri ukrainas.
E ndërtuar në vitin 1795, katedralja u shkatërrua plotësisht nga bolshevikët në vitin 1936.
Më pas u rindërtua midis 1999 dhe 2011 në vendin origjinal.
We are looking for air defense systems to protect Odesa and our entire south. And I am grateful to everyone in the world who has joined us in this endeavor! pic.twitter.com/DDyMa3C7CF
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) July 27, 2023