Autoritetet besojnë se paraqitja e tyre si turistë eksplorues është kamuflazh
Autoritetet shqiptarë i kanë përqëndruar hetimet për shtetasit rusë të kapur tek aktiviteti i spiunazhit. Kjo sipas burimeve, nga pajisjet përgjuese që u janë gjetur dhe dhunimi i ushtarëve të Forcave të Armatosura.
Gjatë dëshmisë së tyre ata kanë pretenduar se kanë ardhur në Shqipëri si turistë, pasi profesioni i tyre është blogerë. Deklarimet e tyre mbështeten edhe nga aktiviteti i postuar në rrjetet e tyre sociale.
Megjithatë, deklarimet e tyre për hetuesit nuk janë të besueshëm, kjo për shkak të agresivitetit të treguar dhe mosbindjes së një urdhri të dhënë nga ushtarët roje. Grupi hetimit beson se 3 të ndaluarit janë pjesë e agjencive të huaja sekrete dhe paraqitja e tyre si turistë eksplorues është kamuflazh.
Klan News