Rusët bombardojnë spitalin psikiatrik në Kharkiv, vriten katër mjekë

Katër mjekë kanë humbur jetën, ndërsa dy pacientë janë plagosur, si pasojë e bombardimeve ruse në një spital psikiatrik në fshatin Strelechya, tha guvernatori i rajonit të Kharkiv, Oleh Syniehubov.

The Guardian raporton se spitali ishte në proces evakuimi dhe stafi mjekësor po largonte pacientët nga spitali në momentin e bombardimit që i mori jetën katër mjekëve.

“Gjatë evakuimit, rusët filluan një granatim masiv. Sipas të dhënave paraprake, fatkeqësisht kanë humbur jetën 4 mjekë, ndërsa 2 pacientë kanë mbetur të plagosur”, ka shkruar Oleh Syniehubov në Telegram.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share