Rudina Magjistari i ‘shpëton’ kafshimit të gjarprit live në studio

Në studion e programit “Rudina” në Tv Klan këtë pasdite erdhën disa të ftuar të pazakontë nga vise të largëta. Veterineri Ariel Vasili rrëfeu pasionin e tij për kafshët ekzotike dhe më së shumti zvarranikët. Prej këtyre të fundit, ai solli dy gjarpërinj të llojeve të ndryshme në studio. Teksa mori në duar gjarprin e parë, veterineri inkurajoi moderatoren Rudina Magjistari që ta prekte kafshën, e cila pati një reagim ‘kërcënues’.

Ariel Vasili: Mund ta prekësh.

Rudina Magjistari: Jo, jo nuk mundem.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ariel Vasili: Është 1 vjeçar,  është 1 vjeç e pak.

Rudina Magjistari: Kam shumë kuriozitet.

Ariel Vasili: Preke, nuk të bën asnjë gjë.

Rudina Magjistari tenton ta cekë gjarprin me gishtërinj, por ai i ‘kanoset’ dhe thuajse e pickon moderatoren që lëshon një klithmë nga trembja.

Rudina Magjistari: Më thuaj, ti e dije që do ndodhte kjo? E dinte që do ndodhte kjo. Po çfarë do kishte bërë nëse unë s’do e kisha larguar dorën në atë moment?

Ariel Vasili: Asnjë gjë.

Rudina Magjistari: Ndodh ndonjëherë me ty, jam shumë kurioze?

Ariel Vasili: Po është ideja që do  dalë pak gjak.

Rudina Magjistari: Vërtet e ke?

Ariel Vasili: Po është kafshim.

Rudina Magjistari: Dhe mua më thua asgjë! Me çfarë kurajoje?

Ariel Vasili: Ti do ta heqësh dorën, unë e kam te dora ime./tvklan.al

VIDEO

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share