Rudi Giuliani gjobitet me 148 milion dollarë për shpifje

ISH-AVOKATI I DONALD TRUMP U DENUA PER GENJESHTRAT NDAJ DY PUNONJESVE TE ZGJEDHJEVE NE 2020

Ish-avokati i Donald Trump, Rudi Xhuliani duhet të paguajë një gjobë porej 148 milionë dollarë. Ai u dënua nga gjykata për gënjeshtrat që nxiti ndaj dy zyrtareve të zgjedhjeve në SHBA në vitin 2020.

Rudy Giuliani, ish-avokat i Donald Trump, duhet të paguajë më shumë se 148 milionë dollarë dëmshpërblim për dy ish zyrtareve të  zgjedhjeve në Xhorxhia të cilët paditën avokatin për shpifje dhe për gënjeshtrat që ai përhapi rreth tyre në vitin 2020, që çuan në kërcënime dhe ngacmime raciste.

Vendimi i së premtes pason dëshminë e Ëandrea “Shaye” Moss dhe nënës së saj, Ruby Freeman, mbi pasojat e që përjetuan nga teoritë e rreme të nxitura nga Giuliani dhe aleatët e tjerë republikanë të Ish Presidentit Donald Trump.

Juria e shqyrtoi çështjen për më shumë se tre orë, pas një gjyqi tre-ditor në gjykatën federale të Uashingtonit. Giuliani tashmë është shpallur përgjegjës për shpifje. Dëmshpërblimi përfshin 73 milionë dollarë për dëmtimin e reputacionit dhe emocional, dhe 75 milionë dollarë si për sjelljen e Giuliani.

Ëandrea “Shaye” Moss dhe nëna e saj, Ruby Freeman, kërkuan dhjetëra miliona dollarë dëmshpërblime lidhur me pretendimet e rreme të Giuliani që i akuzoi ato për mashtrime me votat ndërsa ish-kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut po përpiqej të mbante në Shtëpinë e Bardhë Donald Trump pasi demokrati Joe Biden i fitoi zgjedhjet presidenciale në vitin 2020.

Giuliani ka vazhduar të përsërisë teorinë e rreme të konspiracionit ku pretendon se dy gratë ndërhynë në zgjedhjet në Xhorxhia.Avokati i Giuliani ka pranuar se klienti i tij kishte gabuar, por ka këmbëngulur se ai nuk ishte plotësisht përgjegjës për problemet me të cilat u përballën gratë. Dëmshpërbilmet që kërkojnë gratë janë padrejtësisht të larta dhe do ta shkatërronin financiarisht Rudy Giuliani. Ish avokati do të apelojë vendimin, duke e quajtur shumën e dhënë “absurde”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share