Pas tre tentativave për të marrë një përgjigje nga komuna lidhur me gjendjen e rrugës “Aleksandar Jovanovski-Zhurçin” në Tetovë, më në fund kryetari i komunës, Bilall Kasami, nuk mundi t’i shmanget pyetjeve të gazetarit të Klan Maqedoni, Nevrij Ademi.
Përgjigja e tij e nxiti gazetarin të reagojë, duke i kujtuar kryetarit se rrugët brenda lagjeve të Tetovës ndodhen në një gjendje kaotike.