Pasditën e sotme një pjesë të Shkupit e kaploi shiu i rrëmbyeshëm me erëra të forta duke shkaktuar dëme në disa rrugë të Çairit.
Nga pamje të siguruara në teren nga Klan Maqedoni shihen drunjë të rënë, disa rrugë të bllokuara, vetura të dëmtuara dhe përmbytje në disa lagje të Çairit.
Moti i ligë vjen pas temperaturave të larta që po mbizotërojnë në vend këto ditë, ku Maqedonia gjendet në fazën e portokalltë. /KlanMacedonia/