Rruga e Kombit: Autobusi përplas biçikletën, humb jetën një person

Një person humbi jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Milot-Rrëshen, Rruga e Kombit.

Gazetarja Vera Deda raporton se viktima po lëvizte me biçikletë, kur në afërsi të Rubikut u përplas nga një autobus me targa të Kosovës.

Identiteti i viktimës për momentin nuk dihet. Në vendngjarje ndodhet policia, e cila ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share