Kajro do prodhojë raketa për Rusinë, amerikanët nisin hetim për çështjen e dokumenteve sekrete
Presidenti i Egjiptit, Abdel Fatah El-Sisi ka urdhëruar vartësit e tij të prodhojnë deri në 40,000 raketa që do të dërgohen në fshehtësi në Rusi. Kjo është një kthesë e fortë nga Egjipti që shihet deri më tani si një nga aleatët më të afërt të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Lindjen e Mesme.
Kajro mori ndihmë të konsiderueshme ushtarake nga Uashingtoni përfshirë 2.2 miliardë Dollarë Janarin e vitit të kaluar me aeroplanë C-130 dhe radarë të mbrojtjes ajrore. Një lëvizje e tillë e Egjiptit vjen pas publikimit të dokumentave të klasifikuara nga Pentagoni në rrjetet sociale që ka ngjallur reagime nga vendet aleate.
Zyrtarët e lartë amerikanë po ndërmarrin hapa për të zvogëluar dëmin. Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin ka krijuar një grup pune për të vlerësuar shtrirjen e informacionit të rrjedhur dhe për të shqyrtuar se kush kishte akses në të.
CNN ka shqyrtuar 53 dokumente të zbuluara të cilat përmbajnë një gamë informacionesh se si SHBA spiunon vendet aleate dhe ato kundërshtare. Këto dokumenta përmbajnë të dhëna sekrete për luftën që Rusia po bën në Ukrainë.
Ndërsa një dokument tjetër zbulon se Uashingtoni ka spiunuar edhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky ndërsa mësohet se Kievi ka ndryshuar disa nga planet e saj ushtarake pas publikimit te informacioneve.
“Kjo është hera e pestë në histori që ka një rrjedhje të tillë të informacioneve të ndjeshme. Por kjo me siguri është një nga rastet më të rënda deri më tani.”
Departamenti i Mbrojtjes dhe ai i Drejtësisë kanë nisur një hetim penal për këtë çështje.
Klan News