Mosmarrëveshje në Bruksel për zgjerimin

Kroacia kundër propozimit franko-gjerman për heqjen e vetos në BE

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç ka kundërshtuar heqjen e vendimmarrjes me unanimitet brenda BE-së. Ky është një nga propozimet e paraqitura nga Gjermania dhe Franca për të zhbllokur vendosjen e vetos në procesin e zgjerimit me shtetet ballkanike në vitet në vijim. Kroacia u bë shteti i 28-të anëtar i Bashkimit Evropian më 1 korrik 2013 ndërkohë që kishte nisur negociatat për kapitujt e anëtarësimit në vitin 2005.

Që atëherë procesi i zgjerimit ka mbetur peng i mosmarrëveshjeve mes shteteve anëtare me vendosjen e vetos nga Greqia e Bullgaria ndaj Shkupit dhe nga Franca e Hollandës ndaj Shqipërisë.

Propozimi për heqjen e vetos shihet si një mekanizëm që do të parandalonte abuzimin nga shtetet anëtare të BE-së për interesat e tyre kombëtare. Edhe propozimi për vendosjen e vitit 2030 si afat për pranimin e 10 shteteve të reja në përbërje të BE-së ka hasur në kundërshtime nga disa shtete anëtare. Me shumë interes pritet samiti i liderëve evropianë me ata nga Ballkani Perëndimor në mesin e muajit Dhjetor ku Shqipëria në rast se nuk do të hasë në bllokadën greke do të mund të nisë shqyrtimin e kapitujve të parë të anëtarësimit në BE.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share