Rrjedhin afatet për veprimet zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare 2024

Partitë politike në opozitë dhe partitë politike në pushtet që kanë fituar më së shumti vota në zgjedhjet e fundit parlamentare, sipas librit të afateve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, deri sot duhet t’i dorozojnë propozimet për këshillat zgjedhor.

“Partitë politike në opozitë, të cilat kanë fituar më së shumti vota në zgjedhjet e fundit për deputetë dhe partitë politike në pushtet, të cilat kanë fituar më së shumti vota në zgjedhjet e fundit për deputetë, propozimet për anëtarë të KZ-së dhe zëvendësit e tyre i dorëzojnë në KKZ në afat prej pesë ditësh nga dita e pranimit të njoftimit, më së voni deri më 26 mars, theksohet në librin e afateve të KSHZ-së.

Kur bëhet fjalë për zgjedhjet parlamentare deri sot është afati i fundit për paraqitjen e kërkesave për regjistrim, plotësim apo fshirje të të dhënave në Listën Zgjedhore.

Избирачки список

KSHZ-ja vendos për kërkesat e parashtruara me vendim në afat prej tri ditësh nga dita e pranimit të kërkesës, në pajtim me Rregulloren për metodologjinë për qasje të plotë, ndryshim dhe fshirje të të dhënave në Listën Zgjedhore.

Listën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale, në të cilën janë bërë të gjitha ndryshimet e bëra nga kontrolli publik, e shtypur në formë certifikate, KSHZ-ja e mbyll më së voni më 2 prill.

Listën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare, në të cilën janë bërë të gjitha ndryshimet nga kontrolli publik, të shtypura në formë certifikate, KSHZ-ja e mbyll më 2 prill dhe e nënshkruan listën e mbyllur zgjedhore, gjegjësisht certifikatat nga lista zgjedhore në të cilën është votuar, jo më vonë se 15 ditë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve, përkatësisht më 22 prill. 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share