Rritje e nivelit të liqeneve natyrore

Niveli i ujit në Liqenin e Dojranit dhe të Prespës është rritur për dy centimetra, kurse niveli i liqenit të Ohrit është më i lartë për një centimetër krahasuar me ditën e djeshme, tregojnë rezultatet e matjeve të fundit të bëra nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Megjithatë, vetëm niveli i ujit në Liqenin e Dojranit është 1.91 metra më i lartë se mesatarja e muajit maj, ndërsa nivelet e liqenit të Prespës dhe Ohrit janë më të ulëta se mesatarja, për 1.97 metra në Prespë dhe 23 centimetra në liqenin e Ohrit.

Niveli i ujit pothuajse në të gjithë lumenjtë e vendit është më i lartë se mesatarja për këtë periudhë të vitit dhe kryesisht shënon rritje krahasuar me ditën e djeshme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share