Dhuna në familje
Vetëm 24 për qind e të gjitha rasteve të raportuara të dhunës në familje kanë përfunduar në gjykatë në vitin 2019. Kështu thonë nga Enti Shtetëror për Revizion, të cilët shtojnë se vetëm 15% e autorëve janë ndëshkuar dhe vetëm në 3% të rasteve janë dënuar me burg. Në vetëm katër vite, raportimet për dhunë në familje u rritën me 61%. Në vitin 2022 janë regjistruar 61 raste të dhunës në familje për 100 mijë qytetarë, ose ndryshe nga viti 2018 kur kjo shifër ishte 55 raste. Sipas të dhënave, 92 % e autorëve janë meshkuj, ndërsa 80 % e viktimave janë femra. Numri më i madh i abuzuesve janë partnerët aktualë apo ish-partnerët dhe numri i tyre është 63%. Grupi i dytë më i madh janë djemtë, me 16 %./tvklan.mk