Rritja e moshës së pensionimit/ Reagime të shumta në opinion – vendimi merret pa vullnetin e punëtorëve

Reagimet në opinion nuk kjanë të ndalur pasi Këshilli Fiskal dërgoi në Kuvend një opinion me kërkesën për rritjen e moshës së pensionit në vitin 2026. 

Rekomandimi është zhvendosja e kufirit të moshës për ushtrimin e të drejtës së pensionit për burra dhe gra në 67 vjeç.

Siç komentojnë shumë qytetarë, dalja në pension në moshën 67 vjeçare, nëse pensionistët e ardhshëm e përjetojnë atë, në fakt do të thotë të mbijetojnë rreth katër deri në pesë vite pensioni, duke pasur parasysh se banorët e maqedonisë jetojnë mesatarisht 73.2 vjet.

E vështirë, e vëshitrë është, 64 e bënën përpara 60 a kan ma mirë disa vjet, tash aq është edhe jeta 60, 70 është fundi.

“Shumë është 67, 65 është normal edhe ai me shiju atë pension që ë merr”

“Të rriten pensionet ajo është më mirë, ka njerëz që nuk munden menzi presin 64 e lëre më 67, kjo është, e vështire është, ka njerëz që mund të punojnë, por…”

“Cfarë të them, shumë është, shumë është kjo, në disa vende pune mund të pritet aq, por ka vende pune ku njerëzit nuk mund të durojnë aq shumë. Kjo është shumë 67… Të mbetet kështu siç është”

“Shumë është ajo 64 tamam ishte, 67 shumë është”

Kanë reaguar edhe nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (SSM) të cilët e kanë vlerësuar si shqetësuese propozimin e Këshillit Fiskal për rritjen e kufirit për realizimin e të drejtës për pension pleqërie në 67 vjet. Pa vullnetin dhe nevojën e punëtorëve, vlerëson Sindikata , jeta e tyre e punës nuk mund të zgjatet dhe pensioni i merituar nuk mund të shtyhet si mbulesë e politikave të këqija për një kohë të gjatë në të kaluarën.

Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov, propozimin e Këshillit Fiskal e vlerësoi si të paarsyeshëm dhe tha se masat e tilla të nxituara janë të paqëndrueshme në afat të gjatë.

Nga ana tjetër nga Qeveria theksojnë se për momentin nuk janë duke shqyrtuar propozimin për rritjen e kufirit për mensionim gjegjëishtë io njejti të zgjatet nga 64 në 67 vjet.

“Në këtë moment ajo që kemi bërë është respektimi i rritjes së pensionit prej 5000 denarë. Ne kemi një metodologji aktive, kemi një ligj sipas të cilit punojmë. Ne po shikojmë se si të stabilizojmë të gjitha situatat, ndaj mbetemi të përkushtuar ndaj situatës në Fond dhe do t’i konsiderojmë të gjitha situatat sikur të kemi një sistem të qëndrueshëm. Në këtë moment nuk po shqyrtohet propozimi i Këshillit Fiskal” –theksoi Miteva.

Këshilli Fiskal, nga ana tjetër, konsideron se vrima buxhetore në Fondin e sigurimeve pensionale dhe invalidore është e madhe dhe rritjet lineare prej 2.500 denarë do të kontribuojnë që Fondi të mos jetë i qëndrueshëm në afat të gjatë. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share