Rritet shitja e pilulave abortive online në SHBA

Pas vendimit të gjykatës rrjetet sociale po fshijnë çdo postim që reklamon ilaçet abortive

Rrjetet sociale po fshijnë çdo postim apo koment që ka të bëjë me pilulat abortive në SHBA.

Prej vendimit të gjykatës supreme, që ndaloi abortin në SHBA, në rrjetet sociale ka shpërthyer shitja e ilaçeve që përdoren për ndërprerje të shtatzënisë, dhe mënyrat se si dhe ku mund të blihen nën dorë.

Për këtë, Meta ka vënë në funksion algoritmin që po fshin të gjitha postimet ku diskutohet për to.

Sipas Zignal, agjenci që monitoron mediat, fjalët ‘mifepristol’ dhe ‘misoprostol’ në dy ditët e fundit janë shfaqur katër herë më shumë se para vendimit në Instagram e Facebook, të paktën 250 mijë herë nga përdoruesit në publikime, ku nëna e vajza po përpiqen t’i gjejnë për t’i magazinuar për të ardhmen.

Ndërkohë edhe farmacitë, parafarmacitë dhe supermerketet shënuar shitje masive dhe mbarim të të rezervave.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share