Rritet numri i të vdekurve nga tërmeti në Tajvan, 600 të tjerë kanë mbetur të izoluar

Më shumë se 600 persona kanë mbetur të bllokuar tre ditë pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 7.4 ballë që goditi Tajvanin.

Qindra prej të bllokuarve ndodhen në një park kombëtar në Hualien, duke përfshirë rreth 400 në një hotel të vetëm, shkruan The Guardian, përcjell klankosova.tv

Derisa, të shtunën numri i të vdekurve u rrit në 13. Shumica e viktimave u vranë nga rënia e gurëve ose rrëshqitjet e dheut.

Ekipet e shpëtimit po përballen me një sërë problemesh nga rrëshqitjet e dheut, rënia e gurëve dhe lëkundjet e mëpasshme, ndërsa po vazhdojnë punën për evakuimin e individëve të mbetur të bllokuar.

Sipas të dhënave deri më tani të lënduar kanë mbetur më shumë se 1,100 persona.

Tërmeti ishte më i forti që ka goditur ishullin që nga ai i vitit 1999 që vrau 2400 njerëz.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share