Rritet çlirimi i dioksidit të karbonit në botë

Problematike industria elektrike, transportet, sistemet e ngrohjes

Rritet me 0.9% çlirimi i dioksidit të karbonit në nivel global për vitin 2022. Bëhet fjalë për çlirimin nga prodhimi elektrik, transporte, industria, sisitemi i ngrohjes dhe i ftohjes dhe sipas Agjensisë Ndërkombëtare për Energjinë (IEA) në raportin e vitit 2022, çlirimet e gazrave të dëmshme janë rritur me 321 mln ton duke arritur në një rekord të ri total prej 36.8 mld ton.

Ulje rezulton te ketë vetëm përsa i përket proceseve industriale të prodhimit në Kinë dhe Evropë në kuadër të masave të marra, që përkthehet në 102 mln ton më pak.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjithashtu në raport vihet theksi tek ndarja e CO2 gaz dhe çlirimit nga karboni apo CO2 nga karburantet, ku në këtë të fundit është vënë re një rritje e theksuar prej 268 mln ton, ose 2.5%.

Por, ka edhe indikacione pozitive përsa i përket energjisë së gjelbër, duke shënuar rekord të ri ku energjia e erës dhe diellore janë rritur respektivisht me 275 terawatora, dhe njëkohësisht burimet e pastra vitin e kaluar kanë shënuar një rritje globale prej 90%.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share