Rritet bilanci i të vdekurve në Valencia

Materiali i ndërtesës dhe shkëndija elektrike dyshohen për përhapjen e zjarrit masiv në apartamente.

Bilanci i të vdekurve nga zjarri në një kompleks apartamentesh në Valencia është rritur në 10 dhe 14 të tjerë janë plagosur. “Lajmi më i keq është konfirmuar. Inspektimi i parë nga policia shkencore ka gjetur 10 trupa brenda ndërtesës,” bëjnë të ditur autoritetet. 5 persona mbeten ende të shtruar në spital, 4 prej tyre zjarrfikës. Gjendja e tyre cilësohet si e qëndrueshme.

Erërat e forta dhe materiali i dobët që është përdorur për ndërtesën sipas autoriteteve dyshohen se janë bërë shkaktarë për përhapjen e flakëve, por hetimi do të dojë kohë. Policia ka nisur të ekzaminojë ambientet e brendshme të dy kullave të banimit që u shkatërruan nga zjarri, teksa shtohen pikëpyetjet se si u përhap flakët në pak minuta. Disa media spanjolle shkruajnë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, por do të jenë hetimet ato të cilat do të zbulojnë shkakun e vërtetë.

Dhjetëra persona kanë humbur shtëpinë dhe gjërat e tyre personale. Kompleksi kishte rreth 140 apartamente. Zjarrfikësit dhe autoritetet mjeko-ligjore vazhdojnë të kërkojnë për të fundit nga banorët e zhdukur. Kryeministri Pedro Sánchez vizitoi vendin e ngjarjes, duke premtuar mbështetje për të prekurit dhe duke shprehur mirënjohje për zjarrfikësit dhe personelin ushtarak që punuan për shuarjen e flakëve. Qeveria rajonale e Valencias shpalli tre ditë zie dhe njoftoi ndihmë financiare për të mbuluar akomodimin, veshjet dhe ushqimin.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share