Rritet aktiviteti i vullkanit në Islandë

Banorët u lejuan nga autoritetet të mbledhin sendet për pak kohë. Shpërthimet vullkanike përbëjnë rrezik për aviacionin

Banorët në Islandë u lejuan për pak kohë të kthehen në shtëpitë e tyre për të mbledhur sendet. Më shumë se 500 tërmete goditën gadishullin jugperëndimor të Rejkjanes teksa aktiviteti i vullkanit vijon të rritet.

Autoritetet bënë thirrje që banorët të mbledhin vetëm sende të rëndësishme si kafshë shtëpiake, ilaçe, pasaporta dhe dokumente të rëndësishme. Banorët u shoqëruan nga punonjës policie aty për t’u siguruar që të mos qëndronin për një kohë të gjatë.

Mijëra njerëz janë evakuuar nga qyteti i Grindavik, nën të cilin kanë ndodhur shumica e lëkundjeve. Ekspertët kanë theksuar se magma tani ishte më pak se 800 metra nën sipërfaqe dhe se një shpërthim duket i pashmangshëm. Zona kishte mbetur jo aktive pas një shpërthimi të vitit 2021.

“Situata që po shpaloset në këtë moment është shqetësuese sepse, së pari, aktiviteti sizmik është afër një zone të populluar, është afër infrastrukturës si termocentrali gjeotermik. Ngjarjet morën një kthesë të papritur të premten më 10 Nëntor, magma që ishte grumbulluar nën tokë papritmas tanimë rrezikon që të dalë. Dhe sot, ne jemi ende duke monitoruar zonën nga shumë afër.”

Rrugët pranë Grindavik në bregdetin jugor islandez u mbyllën për publikun. Shumë prej tyre kanë pësuar çarje të mëdha. Pothuajse 4,000 njerëz janë evakuuar nga Grindavik gjatë fundjavës pasi autoritetet mes intesifikimit të tërmeteve si pasojë e vullkanit.

Shpërthimet vullkanike përbëjnë një rrezik serioz për aviacionin, gjë që mund të dëmtojë sistemet e kontrollit të fluturimit dhe të zvogëlojë dukshmërinë. Vetëm një ditë më parë , autoritetet thanë se rreth 900 tërmete goditën gadishullin Reykjanes në Islandën jugore.

Në Mars të vitit 2021, llava shpërtheu në mënyrë spektakolare nga një çarje në tokë me një gjatësi prej 500-750 metrash. Aktiviteti vullkanik në zonë vazhdoi për gjashtë muaj atë vit, duke bërë që mijëra islandezë të evakuoheshin. Në Gusht 2022, një shpërthim tre-javor ndodhi në të njëjtën zonë, i ndjekur nga një tjetër në Korrik të këtij viti.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share